​70% e pacientëve në spitalin e Gjakovës me oksigjenoterapi

 ​70% e pacientëve në spitalin e Gjakovës me oksigjenoterapi

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Komunës së Gjakovës janë të hospitalizuar 91 pacientë me COVID-19.

Rreth 70 përqind prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa dy persona janë në gjendje më të rëndë pasi janë në mjekimin intensiv.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Hilmi Shala për KosovaPress ka treguar se aktualisht situata me pandeminë është e menaxhueshme.

Pasi që shumica e pacientëve janë me oksigjen, Shala tha tashmë nuk kanë telashe me furnizim me oksigjen.

Shala: 70 % e pacientëve në oksigjenoterapi

“Në bazë të raportit të mëngjesit që i kemi marr i kemi aktualisht 91 pacientë të cilët janë të hospitalizuar që janë duke marr trajtim për COVID[…]në përgjithësi të gjithë janë mirë dhe stabil përjashtim dy i kemi në kujdesin intensiv tjerët kanë gjendje stabile tjerët kanë gjendje stabile[…]rreth 70 përqind e pacientëve janë me okaigjenoterapi ky problem është zgjedhur në fillim të dhjetorit, fatmirësisht nuk kemi më problem me oksigjen gjithçka po ec në suazat e normales”, theksoi Shala.

Shala foli edhe për kapacitetet spitalore dhe mjekësore në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë. Ai tha se deri tani nuk ka pasur nevojë për shtrim të numrit të shtretërve e kanë menaxhuar mirë situatën me ata që i kanë dhënë ne dispozicion të pacientëve me Covid qysh nga rastet e para me Covid.

Shala: Kemi pasur 135 shtretër në dispozicion për pacientët me COVID-19

“Nga fillimi i pandemisë kemi pasur 135 shtretër në dispozicion të pacientëve me COVID-19, derisa tani nuk ka pasur nevojë të shtojmë kapacitete tjera, i kemi menaxhuar […]ne furnizohemi vazhdimisht kohë pas kohe sipas numrit të pacientëve kërkesave që i bëjmë ka raste që edhe pacientët i sigurojnë medikamentet vetë por shumicën i siguron Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës”, tha ai.

Edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës ata që janë në vijë të parë të frontit janë infektuar me koronavirua, aktualisht në izolim janë 9 persona.

Shala: Aktualisht 9 persona janë në izolim

“Aktualisht janë 9 persona që janë në izolim gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, tha Shala.

Në komunën e Gjakovës sot ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësor me vaksinën AstraZenenca e cila iu dhurua Kosovës përmes COVAX-it. E vaksinimi në Kosovë nisi në fillim të kësaj dhe i pari që u vaksinua kundër Covid-19 është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /KosovaPress/

LAJME TË TJERA