​Arrestohet redaktorja e portalit Kossev në veri

 ​Arrestohet redaktorja e portalit Kossev në veri

Redaktorja e portalit Kossev në veri të Mitrovicës, Tatjana Llazareviq, është arrestuar sot nga policia, për shkak të mos respektimit të masës së kufizimit të lëvizjes.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Gazetarja është arrestuar për shkak të mos respektimit të masës së kufizimit të lëvizjes”, ka thënë shkurt Radoviq.

Ai u shpreh se nuk din detaje më shumë, por do ti bëjë publike më vonë pas konsultimit me prokurorin e shtetit.

Ndryshe, Llazareviq njihet për raportimet e saja korrekte nga ajo pjesë, ndërsa ka pasur probleme dy ditë më parë me anëtarët e shtabit të krizës në veri të Mitrovicës, për shkak të transmetimit live në portalin e saj gjatë konferencës të këtij shtabi rreth gjendjes sa i përket pandemisë.

KosovaPressi ka provuar të kontaktojë me Tatjana Llazareviq, por q ë nuk i është përgjigjur thirrjes.

Mësohet se aktualisht ajo ndodhet në stacionin e policisë në veri.

LAJME TË TJERA