​Dogana e njofton Kurtin: Masa e reciprocitetit me Serbinë po zbatohet në përpikëri

 ​Dogana e njofton Kurtin: Masa e reciprocitetit me Serbinë po zbatohet në përpikëri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Doganën e Kosovës ku takoi u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Ibrahim Xhaka dhe bashkëpunëtorit e tij.

Sipas komunikatës nga kryeministria gjatë këtij takimi, u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Xhaka e njoftoi Kryeministrin në detyrë Kurti lidhur me mbarëvajtjen e punës së Doganave pas situatës së krijuar nga COVID 19 dhe në të njëjtën kohë, mbi zbatueshmërinë e vendimit të Qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë. Sipas raporteve të Doganave, ky vendim është duke u zbatuar në përpikëri që nga dita e hyrjes në fuqi.

Kryeministri në detyrë, Kurti ritheksoi se reciprociteti buron nga parimi i barazisë, dhe se me vendimin e Qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po ndërtojmë gradualisht kapacitetet për zbatim efikas të tyre. Ai falënderoi Doganat për punën e tyre dhe bashkëpunimin me ministritë e linjës, si dhe iu uroi punë të mbarë.

LAJME TË TJERA