​Nuk respektuan orën policore, 17 të arrestuar | Tre prej tyre nga rajoni 07

 ​Nuk respektuan orën policore, 17 të arrestuar | Tre prej tyre nga rajoni 07

Shtatëmbdhjetë persona janë arrestuar dhe dymbëdhjetë të tjerë janë shoqëruar në stacionet policore gjatë 24 orëve të fundit për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Sipas Policisë, tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që të njëjtit nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Për mos respektim të vendimit të qeverisë, janë arrestuar edhe dy persona në Podujevë, tre në fshatin Sllovi të Lipjanit, një nga fshati Gremnik i Klinës, tre persona në Pejë, një në fshatin Gurrakoc të Istogut, një në fshatin Ponoshec të Gjakovës dhe një tjetër në Gjakovë, një në fshatin Kërvasari të Malishevës, si dhe një në Mitrovicë.

Ndërkohë, janë shoqëruar në stacioni policore, katër persona në fshatin Pomozotinë të Fushë Kosovës, një mashkull dhe n jë femër në fshatin Zhegër të Gjilanit, një në fshatin Vrapqiq të Gjilanit, një nga fshati Topanicë i Kamenicës dhe katër nga Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

LAJME TË TJERA