07 Press u kërkon falje lexuesve për gabim në raportim në lajmin me titull: Vetaksident në rrugën Rahovec – Xërxë

 07 Press u kërkon falje lexuesve për gabim në raportim në lajmin me titull: Vetaksident në rrugën Rahovec – Xërxë

Gjatë orëve të pasditës, në sistemin foto-lajm, 07 Press informoi për një aksident që kishte ndodhur në rrugën Rahovec – Xërxë, që në bazë të fotove të siguruara e cilësoi si vetaksident.

Me plotë të drejtë, qytetarët dhe dikush nga ata që kanë qenë të pranishëm reaguan.

Portali 07 Press me përgjegjësinë më të lartë profesionale e morale u kërkon falje lexuesve për një huqje në raportim të këtij aksidenti.

Problemi është se ai që na raportoi nga vendi i ngjarjes, na kontaktoi kur rruga veçse ishte pastruar, pra malli që posedonte traktori u hoq nga rruga, andaj ne hasëm në lajthitje.

Më poshtë edhe reagimi i saktë i qytetarit, që konfirmoi se ai që ne e quajtëm vetaksident, në fakt ishte aksident mes një traktori dhe një veture, nga i cili fatmirësisht nuk kishte të lënduar.

LAJME TË TJERA