1 rast me koronavirus te Tottenhemi

 1 rast me koronavirus te Tottenhemi

Një rast i ri me koronavirus te skuadra e Tottenhemit.

Kështu shkruajnë mediat në ishull, ku konfirmohet se nga 197 teste të kryera, vetëm një rezultoi pozitiv, përcjell GazetaBlic.

Megjithëse është mësuar numri i të prekurve, ende nuk dihet nëse ai është pjesëtar i stafit apo lojtar.

Nëse do të jetë lojtar mbase do të mësohet më vonë, për shkak se tani duhet të pushojë 14 ditë në vetizolim, ani pse klubi ka deklaruar se ky anëtar i klubit do të vetizolohet për shtatë ditë, çka lejon të nënkuptojmë se i infektuari mund edhe të mos jetë lojtar.

Në total në Premier Ligë janë zhvilluar 5 sesione testesh që kanë përfshirë thuajse 5 mijë strisha, e nga të cilët vetëm 13 sosh kanë rezultuar me Covid19.

LAJME TË TJERA