11 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

 11 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Mjekja kujdestar në Klinikën Infektive, Arjeta Zogaj-Berisha tha se në klinikën infektive janë të hospitalizuar 53 raste, të gjitha janë pozitiv, 7 të tjerë janë në pritje të rezolutave, 11 janë me oksigjenoterapi dhe janë në gjendje më të renduar, kurse në mjekim intensiv janë dy persona.

Ajo njoftoi se në mjekim intensiv po vazhdon të qëndroi gruaja shtatzënë dhe një person tjetër nga Prizreni.

E pyetur për gjendjen e presidentit Berisha, tha se nuk është në dijeni se a i është marrë mostra për COVID19 presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili sot ka kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Urologjike, ku iu është bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

LAJME TË TJERA