11 pacientë me Covid-19 në Kosovë në gjendje të rënduar shëndetësore

 11 pacientë me Covid-19 në Kosovë në gjendje të rënduar shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 325 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 256 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.11 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

242 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i SHSKUK’së:

15 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

325 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

256 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

242 me oksigjeno-terapi

11 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK,

132 pacientë të shtrirë,

92 prej tyre Covid-19 pozitivë,

109 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 86 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

– Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 193 pacientë, 164 prej tyre Covid-19 pozitivë, 133 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 35 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

– Spitali i Pejës, 33 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 36 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 18 pacientë

LAJME TË TJERA