E dënuara me burgim me kusht, propozohet për ministre të jashtme të Kosovës

 E dënuara me burgim me kusht, propozohet për ministre të jashtme të Kosovës

Meliza Haradinaj Stublla ishte dënuar me burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për shkak të mos-deklarimit të pasurisë.

Me 4 Tetor të vitit të kaluar, Stublla ishte dënuar nga gjykata për mos-deklarim të pasurisë apo raportim të rremë.

“Sipas Prokurorisë e akuzuara M.H–S, kishte vepruar në kundërshtim me nenin 5 par. 1.3 dhe nenin 6 par. 1.1 të Ligjit Nr. 04/L – 50, për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar ku ka qenë e detyruar që ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit”, thuhej në komunikatë.

Ndërkaq, pas afro gjashtë muajsh, ajo propozohet për ministre të jashtë, një shembull jo i mirë ky, ani pse rasti është mbyllur.

LAJME TË TJERA