Fitim Salihu: “Mbetet të shihet nëse Thaçi do të japë dorëheqje…gjithmonë nëse konfirmohet aktakuza”

 Fitim Salihu: “Mbetet të shihet nëse Thaçi do të japë dorëheqje…gjithmonë nëse konfirmohet aktakuza”

Analisti i mirënjohur, Fitim Salihu, në një diskutim në emisionin “Pressing” të televizionit T7, foli rreth adresimit të presidentit Thaçi.

Mes tjerash, Salihu tha se beson që do të ndodhë ashtu siç edhe deklaroi presidenti, por se aktualisht nuk ka nevojë për dorëheqje, pasi ende nuk kemi aktakuzë të konfirmuar, përcjell 07 Press.

“Nuk ka nevojë për dorëheqje përderisa nuk ka aktakuzë të konfirmuar.

Gjithçka varet nga personi. Haradinaj dha dorëheqje për shkak të arsyetimit, Thaçi po pret konfirmimin, pjesa tjetër mbetet të shihet”, tha ndër të tjera Fitim Salihu.

LAJME TË TJERA

Keni diçka për të thënë?

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *