1296 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 1296 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 114 raste të reja me koronavirus. Kështu, deri më sot në Kosovë për koronavirus janë testuar 24,575 persona dhe 3178 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 117 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 1824.

Në Kosovë, nga numri total i rasteve të infeksionit kanë ndodhur edhe 58 vdekje të cilat përveç infektimit kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Rrjedhimisht, në Kosovë aktualisht janë edhe 1296 raste aktive me koronavirus.​

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë të shtrirë 141 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitiv, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitiv me oksigjeno-terapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitiv, një nga ta, 1 i ​intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe​ 3 të tjerë me maskë oksigjeni. ​

Nga 111 pacientët​ e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitiv, por me gjendja stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar.

LAJME TË TJERA