13 deputetë të AAK-së testohen për koronavirus, ky është rezultati

 13 deputetë të AAK-së testohen për koronavirus, ky është rezultati

Janë testuar për koronavirus 13 deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e konfirmoi deputetja Time Kadriaj, e cila tha se të gjithë kanë dalë negativ në këtë test.

“Janë testuar 13 deputetë të Aleancës pë Ardhmërinë e Kosovës dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. Testimi është bërë për shkak të dyshimit se janë infektuar pasi që kanë marrë pjesë në komisione të ndryshme” ka thënë Kadrijaj për Sinjali.

Kadrijaj njoftoi se me vendim të kryesisë së partisë është marrë vendimi për testim.

Ndërkaq ditë më parë dolën pozitiv me koronavirus tre deputetë të LDK-së, ndërkaq sot u konfirmua edhe ish- ministri Lumir Abdixhiku.

LAJME TË TJERA