Përplasje në Kuvend për simbolet shtetërore

 Përplasje në Kuvend për simbolet shtetërore

Shefi i grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimi iu është përgjigjur zv. Kryeministres Albulena Balaj-Halimaj, që tha se në zyrën e saj në Qeveri nuk ka gjetur asnjë simbol shtetëror, raporton Gazeta Express.

Selimi tha se një gjë e tillë është shpikje dhe e pavërtetë.

“Jam i detyruar të reagoj në këtë moment kur po ngritën e po bien në dyshim që në fakt janë njëkohësisht edhe të pavërteta. Nuk e di në cilën zyre ka shkuar zv.kryeministrja e në cilën zyre është sot, nuk e di a e dinë edhe kjo në cilën zyrë ka shku, por, unë dua t’i them se këto janë shpikje. Ju keni parë paraqitjet e të gjithë zyrtarëve të qeverisë, asnjëherë nuk kanë munguar simbolet shtetërore, i vetmi ndryshim ka qenë që është shtuar edhe portreti i Skënderbeut, nuk është e vërtetë që janë gjetur zyrat në mënyrë të tillë. Kushdo që ka dyshime ju kërkoj që të ngritni dyshime për verifikim. Ju kërkoj që të jeni më serioz, së paku mbështetuni në fakte”, ka thënë ai.

Në emër të Nismës, deklaratës së Rexhep Selimit iu është përgjigjur deputeti Endrit Shala.

“Dua t’i përgjigjem kryetari të grupit parlamentar të LVV’së që në një far forme e ofendoi zëvendësministren, duke thënë se nuk e dinë ku ka shkuar. I nderuar zv.kryeministrja është zgjedhur nga parlamentari, dhe ajo deklaroi para nesh se në kabinetin e kryeministrit nuk janë simbolet, ne të gjithë këtu e dimë se kush ka qenë në kabinet”, ka thënë Shala.

“Unë kam respekt për të dy parafolësit, po unë asgjë s’thash më tepër, unë vetëm e përsërita kur tha se nuk e di ku është”, tha Selimi duke iu përgjigjur edhe njëherë Shalës.

LAJME TË TJERA