17 raste të reja me koronavirus në Kosovë

 17 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se sot janë shënuar 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa ka theksuar se 35 të tjerë janë shëruar.

Numri në total i të infektuarve në Kosovë me Covid-19 shkon në 780.“Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.

Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.

Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve”, ka shkruar Vitia.

Megjithatë ai thekson se akoma nuk ka kaluar rreziku.“Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi assesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, shkruan Vitia.
Ndërkaq, edhe Instituti i Shëndetësisë ka dalë me raport nga gjendja e fundit në vend me COVID 19.

TRIDHJETË E PESË TË SHËRUAR DHE SHTATËMBËDHJETË RASTE ME COVID-19!Sot më 27 prill 2020, në Laboratorin e…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, April 27, 2020

LAJME TË TJERA