Çka nënkupton gjendja e jashtëzakonshme? Kjo është përgjigja

 Çka nënkupton gjendja e jashtëzakonshme? Kjo është përgjigja

Me shtimin e numrit të infektuarve nga pandemia Covid-19 Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka nisur përgaditjet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Sot ka diskutuar një gjë të tillë me Kryetarët e të gjitha komunave të vendit, me çrast ka marrë edhe pëlqimin e tyre, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, shkruan 02Press.com

Ndërkaq këtë të diele Kryeministri Hoti pritet të mbaj edhe një takim, si të fundit me shtabin për menaxhimin e Covid-19 për të vendosur nëse duhet të shkohet në atë shkallë të kufizimit për të ndaluar përhapjen e pandemisë.

Por çka konkretisht nënkupton kjo?

Gjendja e jashtëzakonshme buron nga një deklarim i qeverisë, që bëhet në përgjigje të një situate të jashtëzakonshme, që paraqet rrezik thelbësor për vendin.

Deklarimi mund të pezullojë disa funksione normale të qeverisë, mund t’i paralajmërojë qytetarët që të ndryshojnë sjelljen e tyre normale ose mund t’i autorizojë agjencitë qeveritare që të zbatojnë plane të përgatitjeve emergjente, si dhe të kufizojnë ose pezullojnë liritë civile dhe të drejtat e njeriut.

Nevoja për të deklaruar gjendje të jashtëzakonshme mund të lindë nga situata nga më të ndryshmet prej veprimit të armatosur kundër shtetit nga elemente të brendshme ose të jashtme, një fatkeqësie natyrore, një trazirë civile, një epidemie, një krize financiare apo ekonomike ose një greve të përgjithshme.

Cilat të drejta të njeriut nuk mund të kufizohen edhe në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme?

Disa të drejta të njeriut janë të pacenueshme në çdo rrethanë. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike i përcaktojnë këto të drejta si më poshtë:

LAJME TË TJERA