Covid 19 / Qetë në Malishevë

 Covid 19 / Qetë në Malishevë

Ndonëse ditëve të fundit janë shtuar rastet me të prekur me COVID-19 në vendin tonë, Komuna e Malishevës vazhdon të mbetet një komunë e qetë, me vetëm një rast aktiv, i cili gjithashtu pritet të shërohet gjatë kësaj jave.

Të gjitha mostrat e ditëve të fundit, kanë rezultuar negative. Kjo qetësi në raport me pandeminë, është falë kujdesit që janë duke treguar qytetarët, si dhe angazhimit maksimal të të gjitha institucioneve komunale.

Hapja e shkollave dhe çerdhes publike, fillimi i ushtrimeve të klube apo shkollave tjera sportive, rritë rrezikun e përhapjes së virusit, prandaj, ju bëhet thirrje të gjithë qytetarëve, e sidomos nxënësve të klasave të nënta dhe maturantëve (të cilët pritet të kthehen në shkolla javën e ardhshme), të bëjnë kujdes maksimal dhe në përpikëri ti zbatojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Mbajeni distancën sociale, apo nëse nuk mundësi ta bëni këtë, përdorni maska, përdorni dezinfektues dhe mbajeni higjienën në nivelin më të lartë të mundshëm, duke i pastruar duart në çdo mundësi që keni gjatë ditës, si dhe në maksimum ti shmangni grumbullimet e njerëzve, pasi kjo vazhdon të mbetet arma e vetme e luftimit të virusit korona”, ka thënë sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, që merret me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, vazhdon të mbetet kjo: 77 të prekur, prej tyre 75 të shëruar, një rast aktiv dhe një rast ka rezultuar me fatalitet./ Tv Malisheva

LAJME TË TJERA

Keni diçka për të thënë?

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *