Pamje – Reshje dëbore në Malet e Rugovës

Ndonëse në një pjesë të madhe të Kosovës sot është duke rënë shi, diku po bie edhe borë.

Në Malet e Rugovës ka reshje dëbore, të cilat e kanë mbuluar një pjesë të maleve me bardhësi.

Instituti Hidrometeorologjik me anë të një njoftimi për media ka thënë se sot do të jetë një ditë që do t’i ngjasojë stinës së vjeshtës së vonë.