Policia në aksion, ndaloi qytetarët që qarkulluan në sheshet e Prishtinës

 Policia në aksion, ndaloi qytetarët që qarkulluan në sheshet e Prishtinës

Mbrëmë Policia e Kosovës në sheshet e Prishtinës ka ndaluar persona që nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria.

Gazetarja e RTV Dukagjini, tha se në rrugën “Fehmi Agani” policia ka dalë në terren për të parë nëse po respektohen masat.

Ajo konfirmoi se disa lokale janë parë të hapura dhe po shpërndanë pije në bazë të udhëzimit “merre me vete”, përcjell Telegrafi.

Poashtu në bazë të raportit të gazetares thuhet se policia kontrolloi çdo veturë dhe çdo kalimtar rasti edhe në hyrje të Prishtinës duke kontrolluar qytetarët. Në sheshet e Prishtinës sipas gazetares nuk janë parë lëvizje të shumta të njerëzve.

LAJME TË TJERA