Ragip Begaj me oksigjenoterapi në Infektivë

 Ragip Begaj me oksigjenoterapi në Infektivë

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka dalë pozitiv me virusin COVID-19, para disa ditësh dhe gjendet në Klinikën Infektive.

Burime të Gazetës inFokus në këtë komunë kanë thënë se ai momentalisht është me oksigjenoterapi dhe se ka qenë në gjendje shumë të keqe.

“Nuk është mirë por shpresojmë ta marrë veten”, ka thënë ky burim.

Po ashtu ai ka shtuar se në ditët e fundit gjendja e tij është më stabile edhe sipas stafit të Klinikës Infektive.

Begaj ka tashmë 9 ditë që është shtrirë në Klinikën Infektive pasi kishte dalë pozitiv me koronavirus dhe ishte në gjendje të rëndë.

LAJME TË TJERA