Deputeti Bekim Haxhiu shpërndan shuplaka në finalen e kategorisë së femrave

 Deputeti Bekim Haxhiu shpërndan shuplaka në finalen e kategorisë së femrave

Dje u zhvillua finalja e madhe në kategorinë e femrave, ku u vendos për fituesin e Superligës.

Vashat mitrovicase triumfuan përballë atyre të Drenasit, KFF Feronikeli, për t’u kurorëzuar me titullin e më të mirës për këtë edicion, përcjell GazetaBlic.

Por, jo gjithçka shkoi mirë në “Riza Lushta”. Kamera e “Klan Kosovës” kapi pamje skandaloze, ku shihet deputeti Bekim Haxhiu, duke e goditur me shuplakë një person që gjendej aty afër.

Nuk dihet sesi rodhi ngjarja më pastaj, por ky gjest është jashtëzakonisht i ulët, sidomos kur vie nga ndonjë figurë publike, e në këtë rast, deputet.

Më poshtë edhe pamjet:

LAJME TË TJERA

Keni diçka për të thënë?

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *