E premte, Janar 27

U rikthehet furnizimi me energji elektrike qytetarëve në Rugovë

Sipas njoftimit të KEDS-it, ekipet e tyre janë akoma në terren dhe pritet që sot tu kthehet furnizimi me rrymë edhe një pjese tjetër të konsumatorëve, përcjell teve1.info

“Prishja në Largpërçuesin Rugova që la pa energji konsumatorët tanë në Rugovë, është gjetur dhe është sanuar tashmë. Kjo është arritur falë një angazhimi të pashoq të ekipeve tona që ishin vazhdimisht bjeshkëve të Rugovës, duke e sfiduar borën dhe terrenin e vështirë, vetëm e vetëm që konsumatorëve t’u rikthehet energjia elektrike.

Tashmë, shumica e rugovasve janë duke u furnizuar. Ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e konsumatorëve, porse ekipet e KEDS-it akoma janë në terren në Rugovë dhe gjatë ditës së sotme pritet që edhe atyre t’u rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, bëhet e ditur në njoftim.

Ata po ashtu kanë falënderuara ekipet e terrenit për përkushtimin e tyre gjatë këtyre ditëve në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga të reshurat atmosferike. /Tëvë1/