Vjen lajmi i shumëpritur për projektligjin që mundëson tërheqjen e 10% nga Trusti

 Vjen lajmi i shumëpritur për projektligjin që mundëson tërheqjen e 10% nga Trusti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar se sot ka përfunduar afati për paraqitjen e amandamenteve nga ana e deputetëve për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili ndër tjerash parasheh edhe mundësinë e tërheqje së 10 përqind të kursimeve nga Trusti i Kosovës, raporton Gazeta Evropa.

Me këtë rast, ajo ka thënë se tashmë i mbetet Komisionit për Buxhet dhe Transfere të Kuvendit të Kosovës që t’i miratojë ose jo amandamentet, dhe projektligjin ta procedojë për votim në lexim të dytë në seancë plenare.

“Në momentin që Komisioni për Buxhet dhe Financa përfundon punën në lidhje me këtë projektligj, Kryesia e Kuvendit do të caktojë seancë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se rrjedha e këtij projektligji është Brenda afateve kohore.

Komisioni për Buxhet dhe Transfere do të mblidhet këtë të mërkurse për ta miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonimike.

Kujtojmë se deputetët e kanë moratuar në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike me 12 tetor të këtij viti.

LAJME TË TJERA