Vjosa Osmani “godet” bashkëpartiakët: Tash e sa kohë partia nuk më thërrasin në takime

 Vjosa Osmani “godet” bashkëpartiakët: Tash e sa kohë partia nuk më thërrasin në takime

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur pas tryezës së ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.Osmani tha se është inkurajuar me informatat e dhëna nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ku pritet të vijnë edhe 13 mijë teste, raporton Gazeta Blic.

“Sa i përket testeve ne kemi kërkuar informata nga ministri i shëndetësisë, ai n aka informuar në detaje për vështirësitë që i kanë pasur, përderisa ka shtete tjera që kanë kompani që prodhojnë teste natyrisht që Kosova lëre se s’ka kapacitete të tjera dhe është trashëguar një sistem mjeëksor gati i shkatërruar.

Ai ka deklaruar se ka një ndihmë nga shteti i Luksemburkut dhe Katari dhe qeveria ka porositur diku 13 mijë teste të tjera. Me qëllim që të mos polizitohen cështjet, për mua ka qenë e rëndëishsme që të dihet se sa e pajisur është Kosova me teste”, ka deklaruar ajo.

Osmani tha se nuk është informuar me zhvillimet në LDK.Ajo tha se tash e sa kohë nuk po e thërrasin në takime.

“Edhe sot mora vesh që Kryesia e Ngushtë paska një takim për emrin e kandidatit për kryeministër, për të cilin unë nuk jam ftuar. Ka shumë takime ku nuk jam ftuar, nuk jam konsultuar”, tha ajo.

LAJME TË TJERA