Zëvendësministri i Arsimit me Shkollë të Mesme

 Zëvendësministri i Arsimit me Shkollë të Mesme

Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot.

E emërimi i tij në këtë post ka ngjallur reagime të shumta.

Organizata Studentore Studim, Kritikë, Veprim përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se zëvendësministri i ri nuk i ka përfunduar ende studimet bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, shkruan Front Online.

Kësisoji, sipas tyre, ai nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar.

E diçka e tillë, siç thonë në këtë organizatë, e degradon edhe më shumë sistemin arsimor në Kosovë.

Postimi i plotë i SKV-së:

Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit.

Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti?

Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë.

Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar).

Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë erdhi Ramë Likaj i cili është akuzuar për plagjiaturë, pasiqë i njëjti për një periudhë të shkurtër kohore ka botuar një numrë të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen.

Zëvendësministri studentSot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës…

Posted by Studim Kritikë Veprim on Tuesday, June 23, 2020

LAJME TË TJERA