Zv.ministri Krasniqi tregon cilat kompani janë përfituese të pakos së rimëkëmbjes ekonomike

 Zv.ministri Krasniqi tregon cilat kompani janë përfituese të pakos së rimëkëmbjes ekonomike

Sot ka filluar ekzekutimi i 60 milionëve për mbi 36 mijë biznese në Kosovë, me 206,852 të punësuar.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Financave kanë përfituar 37.3 milionë Euro.

Kështu tha përmes një njoftimi, ministrja e Financave Hykmete Bajrami.

Ajo shtoi se secila firmë private do të përfitojë nga 290 euro për një punëtor të regjistruar.

“Fillon ekzekutimi i 60 milionë Euro për 36,679 biznese, të cilat kanë deklaruar 206,852 të punësuar.

Sot, mbi 15,500 biznese, të cilat me kohë kanë përditësuar të dhënat (numrin e xhirollogarisë), kanë përfituar 37.3 milionë Euro. Në ndërkohë, pas përditësimit të xhirollogarive në EDI, Ministria e Financave, përmes Thesarit do të vazhdojë me ekzekutimin e pjesës së mbetur prej 22.7 milionë Euro.

Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar në Tabelën 1, ilustron që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës (mbi 72% të mjeteve, ndërsa mbi 80% të mjeteve alokohen te bizneset që kanë deri në 100 të punësuar)”, tha ajo.

E cilat kompani janë përfituese të këtyre parave, ka treguar për IndeksOnline, zëvendësministri i MF-së, Agim Krasniqi.

Ai tha se të gjitha ndërmarrjet që kanë qenë të dëmtuara në treg do të jenë përfituese nga kjo pako.

“Të gjitha ndërmarrjet, në përjashtim që e kanë tregun e rregulluar, të gjitha ndërmarrjet do të jenë përfituese nga pako e rimëkëmbjes ekonomike.

Ky është subvencionim i pagës për numër të punëtorëve, dikush mundet të ketë një punëtor i merr 190 kush i ka 5×290, siç tha edhe ministrja”, tha Krasniqi për IndeksOnline.

LAJME TË TJERA