27 qytetarë të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në këtë komunë të Kosovës

 27 qytetarë të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në këtë komunë të Kosovës

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sonte janë shëruar 27 qytetarë të prekur me koronavirus në këtë komunë.

Në njoftim bëhet thirrje që të bartet maska, të mabhet distancë soacile dhe higjena personale.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sot 27 qytetarë të Vushtrrisë janë shëruar dhe kemi 4 raste të reja me Covid 19.

Urojmë që të gjithë qytetarët e Vushtrrisë të prekur nga Covid 19 të shërohen sa më parë.

Në rrethana kur jemi hapur plotësisht dhe kemi kontakte të shumta, e kur virusi është prezent në mesin tonë, e vetmja siguri që nuk e marrim a nuk e japim virusin është nëse mbajmë maskë, distancë sociale dhe higjenën personale.

Ju lutemi, bashkë dhe me kujdes ruajmë shëndetin tonë, të familjes dhe të qytetit tonë.

LAJME TË TJERA