Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Samiti në Moldavi, Vjosa Osmanin e ulin në mes të presidentit Macron e kancelarit Scholz

Në kryeqytetin e Moldavisë në Chisinau është duke u mbajtur “EPC Summit”. Atje është duke marrë pjesë edhe shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani. Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi nga atje, ku tregon për fillimin e Samitit me një fjalim mbresëlënës të presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelensky, raporton Express.

Ajo që bie në sy në këtë Samit, është vendi ku është ulur presidentja e Republikës së Kosovës. Në fotografinë e publikuar nga Vela, shihet që presidentja Osmani është në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela, raporton Express.

Në media është raportuar se Scholz dhe Macron janë përfshirë edhe në përpjekje për paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa s’ka asgjë konkrete për një takim të përfolur në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.