3 të infektuar të tjerë ndërrojnë jetë, një prej tyre nga rajoni 07

 3 të infektuar të tjerë ndërrojnë jetë, një prej tyre nga rajoni 07

Tre persona kanë ndërruar jetë që ishin të prekur me Covid-19.

Dje në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacientja H.B. 1958 nga komuna e Prizrenit.

Ndërsa sot kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë të prekur me Covid-19, njëri nga ata është pacienti A.M. 1964 nga komuna e Rahovecit, i cili kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ndërsa në orën 10:30, ka vdekur pacienti tjetër me inicialet H.K, viti i lindjes 1959 nga Prizreni, i cili është pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive ( NjIQMS) me datë 23.06.2020, si transfer nga Klinika e Pulmologjisë, i konfirmuar me strisho pozitive për Covid-19, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

LAJME TË TJERA

Keni diçka për të thënë?

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *