40 vjeçari nga Vushtrria thotë se nuk iu lejua ta bëjë mbiemrin ‘Çaji’

 40 vjeçari nga Vushtrria thotë se nuk iu lejua ta bëjë mbiemrin ‘Çaji’

Adnan Ademi, 40 vjeçari nga Vushtrria, i njohur për pirjen e shumtë të çajit të rusit, ka treguar se nuk i është lejuar të ndryshojë mbiemrin e tij, nga Ademi në Çaji.

Në një lidhje direkte me Skype në ABC e Mëngjesit, ai tha se pirja e çajit nuk i shkakton asnjë lloj problemi, madje e ka bërë edhe më të njohur.

“Këtë pasion kam 12 vjet. Ma kanë mësuar çajin gjyshi dhe prindërit. Ky është një lloj çaj turk. Çdo ditë pi çaj, lëngje si ujë dhe çaj. Pi 70 filxhanë në ditë.

Nuk kam probleme me shkuarjen në tualet, nuk më pengon. Unë jetoj në pishë, krahasit oborre.

Kam shkuar në gjendje civile për të ndërruar mbiemrin për ta bërë çaji, po nuk ma pranuan. Nëse vjen në Vushtri dhe pyet ku e kanë shtëpinë Adnan çaji dhe të gjithë ta thonë”, tha Ademi.

LAJME TË TJERA