Superliga e Kosovës| Dy ndeshje interesante sot, Drita dhe Trepça89’ premtojnë spektakël

 Superliga e Kosovës| Dy ndeshje interesante sot, Drita dhe Trepça89’ premtojnë spektakël

Superliga e Kosovës në futboll e vazhdon aktivitetin e saj sot.

Pas ndeshjeve shumë interesante të zhvilluara të premtën dhe të shtunën, është radha që të kemi spektakël edhe ditën e sotme.

Në Mitrovicë, Drita do të përballet me Trepçën89’, atje ku pritet një ndeshje shumë e rivalizuar deri në minutat e fundit, shkruan GazetaBlic.

Të dyja skuadrat kanë nevojë për fitore, Drita për ta rikthyer vendin e parë në pronësi, kurse Trepça89’ është e obliguar për të fituar në qëllimin e madh të mbijetesës që ka.

Në anën tjetër, Ferizaj dhe Gjilani përballen poashtu sot. Ferizaj vjen nga një humbje shokuese 8 me 1 nga Prishtina, kurse Gjilani vjen nga një barazim me Trepcën89’.Të dy ndeshjet fillojnë në ora 17:00.

LAJME TË TJERA