7 të lënduar në një aksident të rëndë në Gjakovë

 7 të lënduar në një aksident të rëndë në Gjakovë

Shtatë persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të rëndë në Bishtazhin të Gjakovës.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar edhe thyerje të nofullës.

Sipas policisë, vetura e cila ishte në drejtim të rrugës Prizren-Gjakovë bën tejkalim të pasigurt dhe “godet veturën në pjesën e parme, ana e majtë, e cila ishte në drejtim të Prizrenit”, përfundon policia.

Ndërkohë, policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

LAJME TË TJERA