99 vjeçari që u plagos gjatë luftës së dytë botërore, që kaloi tre vite të tjera si i burgosur, mposht koronavirusin

 99 vjeçari që u plagos gjatë luftës së dytë botërore, që kaloi tre vite të tjera si i burgosur, mposht koronavirusin

Mund t’iu duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Një 99 vjeçar, që i mbijetoi luftës së dytë botërore, që i kaloi tre vite të tjera si i burgosur në një kamp lufte, e ka mposhtur koronavirusin.

Kështu ka bërë të ditur tabloidi “The Spectator Index” përmes një postimi të para pak çasteve në rrjetin social “Twitter”.

Ai u lirua sot nga spitali “Tickhill Road Hospital” që gjendet në pjesën jugore të qytetit anglez, Yorkshire.

“99 vjeçari që ishte plagosur gjatë luftës së dytë botërore dhe ishte burgosur për tre vite në një kamp lufte, u lirua nga spitali Tickhill Road, pasi mposhti koronavirusin”, thuhet më tej në njoftim.

LAJME TË TJERA