A do ta pranojë Lajçakun në takim? Përgjigjet Hashim Thaçi

 A do ta pranojë Lajçakun në takim? Përgjigjet Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka treguar nëse do të jetë pjesë e një bisede me përfaqësuesin evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajcak.

Ai ka thënë se krejt situata varet nga qasja e tij për statutin e Kosovës.

“Varet nga qasja e tij. Nëse e trajton Kosovën si vend të pavarur, pornëse nuk e trajton të tillë atëherë nuk do të jem pjesë e takimit”.

“BE duhet ta ndryshojë qëndrimin e vet në raport me Kosovën. Unë do ta shikoj sugjerimin dhe idetë e tij në kërkesën për takim me presidentin dhe mbi bazën e situatës do ta paraqes qëndrimin tim në përputhje me Kushtetutën”.

“Duhet ta kutpoj qartë se nuk vjen si ministër i Sllovakisë por si përfaqësues i BE-së. Nëse vjen me dilema se çfarë statusi ka ky vend, atëherë dyshoj që vizita e tij do jetë jo shumë e aplauduar në Ksovë dhe entuziaste”.

“Nuk dua që ai të dështoj, por të ketë suskes por para se gjithash e dua suksesin e vendit tim. Nuk jam i informuar se do ta vizitoj. Nuk refuzoj askë të takoj por para çdo takimi kërkoj temat e diskutimit”.

LAJME TË TJERA