A do ta votojë AAK-ja mocionin për rrëzimin e Hotit pas përplasjeve të fundit? Flet Rasim Selmanaj!

 A do ta votojë AAK-ja mocionin për rrëzimin e Hotit pas përplasjeve të fundit? Flet Rasim Selmanaj!

epa07230838 Prime Minister of the Republic of Kosovo Ramush Haradinaj (L) gestures during the plenary session at the parliament in Pristina, Kosovo, 14 December 2018. The 120 seat parliament of the Republic of Kosovo voted for the laws to transform the Security Forces into an official army during the plenary session on 14 December. Parliament in Kosovo, which relies on NATO troops for its protection, voted on 18 October 2018 to set up a 5,000-strong national army though its Serb minority said the move was illegal. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk pritet ta përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, pjesë e si cilës janë edhe vetë.

Edhe pas përçarjeve të fundit dhe debateve të nxehta mes kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës, AAK-ja nuk pritet të largohet nga qeveria Hoti.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, tha për GazetaBlic, se AAK-ja beson se koaliconi me LDK-në dhe NISMA-n, do të vazhdojë edhe më tutje.

“Normal që ne i kemi pasë vërejtjet tona sa i përket dialogut mendoj që koalicioni vazhdon me punu unë besoj që në të ardhmen do jemi më mirë të koordinuar, çështja e mocionit, opozita e ka synim me rrëzu si qeverinë dhe është demokratike, ne si AAK nëse respektohen ato që janë pjesë e marrëveshjes ne vazhdojm të jemi aty”, tha Selmanaj për GazetaBlic.Selmanaj tutje thotë se LDK-ja duhet të reflektojë karshi shqetësimeve të AAK-së.

“Shpresoj që partneri ynë në qeveri do të reflekëtojë në ato që ne i kemi shprehë si shqetësime dhe unë dua të besoj që ky koalicion do të vazhdojë”.

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, në një konferencë për medie ka numëruar siç ka thënë ajo dështimet e kësaj Qeveri.

Gjatë së mërkurës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të kreut të AAK-së dhe partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit, dha shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë.Mustafa tha se shumë shpejt do ta takojë kreun e AAK-së, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në media, nga partnerët e koalicionit.

LAJME TË TJERA