A do të fillojë të hënën procesi mësimor?! – Flet Rrahman Jasharaj

 A do të fillojë të hënën procesi mësimor?! – Flet Rrahman Jasharaj

Viti i ri shkollor pritet të fillojë të hënën me datën 13 shtator.

Kështu tha në një intervistë për “GazetaBlic” kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj bëri të ditur se sot kanë zhvilluar një takim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kryetarë të DKA-ve dhe përfaqësues të prindërve, ku të gjithë janë deklaruar se i kanë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor.

“Ne kishim një takim të organizuar nga MASHT të cilin e organizoi drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar ku ishte pjesmarrëse edhe ministrja Nagavci, drejtorë të DKA-ve, përfaqësues të prindërve dhe SBASHK. Të gjitha palët janë deklaruar se kanë kryer obligimet e tyre dhe i kanë bërë përgatitjet.

Në emër të SBASHK-ut thashë se edhe para 1 shtatorit por edhe tani punëtorët arsimorë kanë shprehur gadishmërinë që të fillohet me procesin mësimore me lutjen që ky proces të zhvillohet në institucione arsimore ngaqë është shumë më lehtë për t’u realizuar por kanë shprehur gadishmërinë të respektojnë çdo vendim që e zgjedh IKSHPK dhe organet e tjera përgjegjëse”Jashari theksoi se ende nuk dihet se në çfarë forme pritet të zhvillohet procesi mësimor, në klasa apo në ndonjë version tjetër.

“Ajo që na shqetëson është se “Delta” po prek shumë edhe fëmijët dhe kemi kërkuar që të kemi një angazhim të shtuar që t’i mbrojmë fëmijët.

Në takimin që u organizua nuk kishte karakter që të sjellin vendime të prera, të gjithë janë shprehur të gatshëm për të filluar mësimin por të gjithë janë pajtuar që mbetet në këto ditë, mos votohet ndonjë vendim i Qeverisë. Unë besoj se fillimi i vitit shkollor do të nisë por nuk mund të flas se në cilën formë, por po them mësimdhënësit e Kosovës janë shprehur të gatshëm që mësimi të mbahet në institucione”

Kreu i SBASHK përgëzoi personelin arsimor që kanë dëgjaur thirrjet për vaksinim, duke kumtuar se mbi 90% prej tyre janë vaksinuar.“Ajo që është për t’i përgëzuar është se ata e kanë dëgjuar apelin e SBASHK dhe MASH për tu vaksinuar dhe kemi shifra nga terreni se është arritur numri gati 90%.Fjalën e fundit, duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së, Qeveria e Kosovës dhe forca brenda saj do të takohen së shpejti dhe do të dalin me një vendim.

Nëse vazhdojmë në shkolla do të jetë pak me lehtë por nese mendohet me ndonjë version tjetër punëtorët e arsimit, prindërit dhe nxënesit duhet të jenë të pergatitur” tha Jashari. Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe me ministren Nagavci për ta pyetur më gjerësisht për datën e saktë të fillimit të vitit shkollor dhe a janë bërë përgatitjet e duhura, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme në thirrjen tonë.Viti shkollor i paraparë të fillonte me 1 shtator u shty për shkak të situatës së rënduar me Covid-19.

LAJME TË TJERA