A do të përjashtohet Vjosa Osmani nga LDK? Flet Haki Rugova!

 A do të përjashtohet Vjosa Osmani nga LDK? Flet Haki Rugova!

Në media u raportua se kryesia e LDK-së e udhëhequr nga Isa Mustafa, ka diskutuar nëse Vjosa Osmani duhet të përjashtohet nga partia për shkak të qasjes së saj kundërshtuese ndaj vendimeve të organeve të LDK-së, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, anëtari i kryesisë së LDK-së, Haki Rugova, nuk e ka mohuar një gjë të tillë por as nuk e ka pohuar.Ai për GazetaBlic thotë se dje është mbajtur një mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së, ku është biseduar për rëndësinë e Statutit të kësaj partie.

Ai tutje thotë se secili në LDK, duhet ta respektojë Statutin e partisë. “Ne kemi pasur një mbledhje me kryetarët e degëve, kemi biseduar për çështje të ndryshme, për përjashtimin e Vjosës s’mund të them asgjë, por kemi diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me statutin e partisë.

Statuti i partisë duhet të respektohet nga secili që është në LDK”, tha Rugova për GazetaBlic.Muaj më parë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kishte thënë që Vjosa Osmani në asnjë rast nuk do të përjashtohej nga partia.

Ai tutje kishte thënë se LDK-ja nuk e përjashton askënd.

‘’Në asnjë rast nuk përjashtohet Vjosa Osmani. Do të ulemi të bisedojmë se cilat janë arsyet që cojnë në vendime kundër. Ajo ka dhënë premtime normalisht edhe ne e mbështesim sepse ajo nuk jep premtime në vete pa partinë. Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën’’Gjatë ditës së djeshme, Osmani ka “sfiduar” Mustafën, duke i kërkuar atij të tregoj se cili është qëndrimi ndryshe i saj.“Në fakt më mirë se kushdo qoftë do të duhej ta dinte zoti Mustafa. Unë i kam qëndrime e mia që burojnë nga puna ime me kolegë dhe njerëz që vërtetë e duan LDK-në, me njerëz që vërtetë e duan Kosovën në këto dy dekada… Këto qëndrimet kanë qenë gjithmonë të njëjta… Unë sërish i sfidoj se cilin qëndrim e kam ndryshuar….”, tha Osmani.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i LDK-së, se Osmani iku nga përgjegjësia e saj si kryetari e Kuvendit, duke e bojkotuar seancën e formimit të qeverisë Hoti.“Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë. E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm”, kishte thënë Mustafa.

LAJME TË TJERA