A do të pinte kafe më përpara me Albin Kurtin apo me Hashim Thaçin? Kjo është përgjigja e analistit Imer Mushkolaj

 A do të pinte kafe më përpara me Albin Kurtin apo me Hashim Thaçin? Kjo është përgjigja e analistit Imer Mushkolaj

Në emisionin ‘Naten‘ të Famir Spahiu, kësaj radhe i ftuar ishte analisti Imer Mushkolaj.

Për dallim nga herët e kaluara që ka qenë i ftuar për debate politike, kësaj radhe Mushkolaj kishte një debat të lirshëm, si një bisedë mes miqësh, përcjell GazetaBlic.

Përveç temave të tjera, Imer Mushkolaj u pyet edhe për politikanët e vendit. Në pyetjen se më kë do të pinte kafe me Albin Kurtin apo Hashim Thaçin, cili do të ishte opsioni i parë i tij? Analisti ishte i sinqertë në përgjigjje.

‘Për kafe, tash prej pozicionit dhe punës që e boj se unë kam njohje dhe kolegialitet edhe pse nuk janë koleg por në kuptimin e punës që e bëjmë me plot anëtar të partive politike duke filluar prej VV, LDK, PDK e kështu më radhë. Natyrisht se do pranoja të pi kafe me të dytë. Për muhabet, ma i këndshëm nuk diskutohet se është Albini për shkak se me Albinin ki çka flet. Po thom ki çka flet, për shkak të njohjes së ma hershme por edhe tu e njoft kapacitetin e tij në kuptimin e temave që i trajton e tjera. Me Albinin mundesh me fol për çfarë do teme që dëshiron, nuk po them vetëm unë por edhe ata që e njohin mundem më e pas të njëjtin mendim. Me presidentin Thaçi, natyrisht nuk ka asgjë të keqe me pi kafe por temat mund të jenë kryesisht politike, tema partiake në kuptimin e përgjegjësive që ai ka e kështu më radhë’, tha ai.

LAJME TË TJERA