A do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente?- Deklarohen nga AAK-ja…

 A do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente?- Deklarohen nga AAK-ja…

Në marrëveshjen parazgjedhore të arritur mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit janë dakorduar që kjo e fundit të kandidojë për Presidente të vendit.

Por edhe një subjekt tjetër politik po ashtu ka bërë publike kandidaturën e tyre për këtë post.

Disa muaj më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarizoi kandidaturën e Ramush Haradinaj si kandidat për President të Kosovës.

Por a pritet kjo parti të bëjë koorumin dhe ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente?

Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj tha për “Gazeta Blic” se ende nuk kanë marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.

Por ai theksoi se të njëjtit e kanë kandidatin e tyre për President.

“Nuk kemi marrë asnjë vendim, presim të certifikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Ne e kemi kandidatin tonë për President dhe ai është Ramush Haradinaj ” tha shkurt Demaliaj.

Në lidhje me këtë çështje kanë folur edhe nga Partia Demokratik e Kosovës dhe nga Lidhja Demokratike .

Nga PDK-ja kanë konfirmuar se nuk kanë votë për Vjosa Osmanin për Presidente.

“Nuk besoj që Partia Demokratike e Kosovës është votuar nga mijëra qytetarë që të jetë patericë e partive tjera të cilat kanë fituar këto zgjedhje dhe po tregohen të paaftë për të zgjidhur këtë çështje. Ne jemi parti opozitare, si e tillë do të sillemi edhe në Kuvend…Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për zonjën Osmani si presidente”, deklaroi për KP zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi.

Ndërsa nga LDK-ja, ish-deputeti i kësaj partie, Naser Rugova deklaroi se duhet të bëhet koorumi për Vjosa Osmanin dhe pse jo mos të votohet për Presidente.

“Unë mendoj që deputetët e LDK-së në qoftë se, disa nga ata e kanë zgjedhur Hashim Thaçin president, mos ta votojnë zonjën Osmani, por pse mos ta bëjnë kuorumin. Tek e fundit e kanë fituar garën dhe ne e kemi humbur zgjedhjet”, deklaron Rugova.

Vjosa Osmani aktualisht mban postin e UD.së Presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit.

LAJME TË TJERA