A e kërkoi LDK postin e kryeparlamentarit për të votuar Vjosa Osmanin si presidente? Përgjigjet Armend Zemaj

 A e kërkoi LDK postin e kryeparlamentarit për të votuar Vjosa Osmanin si presidente? Përgjigjet Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7 ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK’së dhe institucioneve të reja në vend.

Ai është pyetur nëse partia nga ai vjen ka kërkuar postin e kryetarit të Kuvendit si kusht për të votuar Vjosa Osmanin si presidente të vendit.

“Asgjë nuk mund të them më shumë se që ka thënë sot lideri i LDK’së Lumir Abdixhiku”, tha Zemaj.

Ai ka lënë të kuptohet se qëndrimi i LDK’së do të bëhet i ditur të dielën pas mbledhjes së Këshillit të LDK’së.

“Tek atëherë mund të vijmë në konkluzione tjera se si do të sillet LDK karshi zgjedhjes së kryeparlamentarit, qeverisë e presidentit”, theksoi Zemaj.

LAJME TË TJERA