A po vjen Pacolli në Kosovë për ta votuar Qeverinë e re?! MI i jep leje fluturimit të Pacollit, mungon koordinimi me MPB e MSH

 A po vjen Pacolli në Kosovë për ta votuar Qeverinë e re?! MI i jep leje fluturimit të Pacollit, mungon koordinimi me MPB e MSH

Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë leje fluturimit të Behgjet Pacollit për në Aeroportin e Prishtinës.

Kjo konfirmohet nëpërmjet një letërkëmbimi që kanë pasur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës me ata të aeroportit, e të cilin e ka siguruar “Koha”.Në emër të ministrit, lejen e ka dhënë shefi i stafit, Alban Zogaj.

Sipas burimeve, ka pasur mungesë koordinimi ndërmjet ministrive për këtë çështje. UD i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vetëm është njoftuar sot në ora 1 pas mesnate për vendimin, ndërkaq Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk është konsultuar fare.Nuk dihet nëse do të respektohen protokollet sikurse në rastet e kaluara.

Siç shkruan në letër, Stacioni Policor Kufitar në ANP “Adem Jashari”, ka pyetur nëse do të ketë ekip mjekësor në arritje, nëse do të ketë përcjellje policore dhe nëse do t’i lejohet hyrja ekuipazhit.

Por një burim i ka thënë “Kohës” se, Pacolli ka kërkuar shmangien e disa prej procedurave, përkatësisht karantinimin.Kthimi i Pacollit vjen në javën kur po negociohet arritja e marrëveshjes së koalicionit mes LDK-s, AAK-s dhe koalicionit Nisma-AKR, pasi presidenti ia kërkoi mandatarin Isa Mustafës (LDK).

LAJME TË TJERA