Abdixhiku: Për shkak të Kurtit, do humbasim edhe sovranitetin edhe aleatët

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka mbajtur një fjalim relativisht të gjatë në Kuvendin e Kosovës, duke komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova është përballur me tension në veri dhe me sanksione nga ndërkombëtarë për shkka të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

“Kryeministri i Kosovës është në sulm fatkeq ndaj miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë. Kjo është gjendja sot. Si rrjedhojë pra, Kosova ka përfunduar e përballur me tension, paaftësi për të ushtruar detyrat bazike kushtetuese të kryetarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në veri, pro ka përfunduar edhe me e dënim, sanksione dhe penalizim nga ndërkombëtarët në përmas të papara ndonjëherë” – deklaroi ai.

“Në këtë përballje publike, të qartë dhe të hapur me gjithë botën demokratike, me aleatët tanë historik, përballja jonë me bandat në veri, përballja jonë me vetë Serbinë, mbetet në rend të dytë. Sepse pa ata të parët, jo vetëm pa aleatë, por me aleatë kundër nesh, vendi ynë nuk ka gjasë të shtrojë as sovranitetin, as integritetin, as stabilitetin. Vendi ynë ka gjasë të të humbasë edhe aleatët, edhe sovranitetin dhe në këtë rrugë po na dërgon Albin Kurti sot. Edhe pa aleat edhe pa sovranitet.” – shtoi z. Abdxhiku.