Aeroporti i Prishtinës me një lajm të keq për ata që kishin në plan të udhëtonin

 Aeroporti i Prishtinës me një lajm të keq për ata që kishin në plan të udhëtonin

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se të gjitha fluturimet e datës 15 qershor 2020 janë anuluar.

Një njoftim të tillë e kanë publikuar në faqen zyrtare të aeroportit.

“Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 15 Qershor 2020 janë anuluar!”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.

Të dielën është anuluar edhe një fluturim i linjës Zyrih-Prishtinë.

LAJME TË TJERA