Agron Selmani, drejtor i ri i KF Ferizajt

 Agron Selmani, drejtor i ri i KF Ferizajt

Ferizaj ka prezantuar edhe përforcimin e ri.

Bëhet fjalë për drejtorin sportiv, Agron Selmani, përcjell 07 Press Sport.

Selmani në të kaluarën ka qenë edhe trajner i kësaj skuadre, teksa tani do të mundohet që ta kthejë në element, pasi në edicionin që shkoi, nuk ishte as për së afërmi Ferizaji që tifozët kosovarë e njohin.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

“Agron Selmani Drejtor i ri i klubit tonë.
Bordi i klubit te futbollit Ferizaj ne mbledhjen e mbajtur te dates 05.06.2021 ka vendosur te perzgjedhet Agron Selmani drejtor sportiv i klubit!
“Agron Selmani eshte i lindur me 1968 ne Ferizaj, shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne qytetin e Prizrenit ndersa ne BiH – Sarajeve morri ngritje arsimore ne “Qendra per Edukimin e Trajnerve te futbollit- BIH” e licencuar nga shtepia e futbollit Europian UEFA.Ai eshte ish futbollist i klubit te qytetit tone si dhe eshte trajner i çertifikuar me diplomat.Uefa B, Uefa A dhe Uefa pro si dhe shume çertifikime te tjera nderkombetare!Ai ka udhehequr poashtu edhe shume klube te tjera ne nivel vendi!”, ka shkruar KF Ferizaj.

LAJME TË TJERA