Aksident mes veturës e motoçikletës, lëndohet rëndë ngasësi i motoçikletës

 Aksident mes veturës e motoçikletës, lëndohet rëndë ngasësi i motoçikletës

Një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar rëndë ngasësi i motoçikletës.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ngasësi i motoçikletës është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

LAJME TË TJERA