IKD: NISMA ka dy kandidatë me vepra penale në tri vitet e fundit
Aksident tek Ura e Drinit në Gjakovë, vetura ndeshet me kamionin e më pas rrotullohet

Një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni ka ndodhur para pak minutash te Ura e Drinit në Gjakovë, raporton një sinjalizues.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Nysret Xhuraj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Edhe pse vetura është rrotulluar, fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar, ka konfirmuar Xhurkaj.
“Një veturë nga ana e kundërt e qarkullimit, nga mospërshtatja me kushtet e rrugës e ka goditur kamionin dhe është rrotulluar. Nuk ka persona të lënduar…Në vendin e ngjarjes është kriju një tollovi derisa të arrijnë patrullat policore”, tha Xhurkaj për Gazetën Sinjali.
Ndërsa, sinjalizuesi raporton se si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.