Aksident trafiku në rajonin e Gjakovës, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rajonin e Gjakovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Vetaksident i tmerrshëm tek ‘Ura e Fshajtë’ – PAMJE

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në mes fshatit Rogovë dhe Celinë, ku të përfshirë janë dy automjete.

Të lënduarit në këtë rast janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha ai.