Aksidenti në Zhur të Prizrenit muajin e kaluar, vdes edhe personi i dytë

Në korrik të këtij viti kishte ndodhur një aksident në Zhur të Prizrenit mes një kamioni dhe veture, si pasojë kishte vdekur një person dhe dy të tjerë ishin lënduar.

Pas disa ditësh qëndrimi në QKUK, ka vdekur edhe personi i dytë i lënduar në këtë aksident.

Njoftohet se viktima ka qenë vozitës i njërit prej automjeteve.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Zhur, Prizren, 12.07.2022 – 07:00. Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Vetaksident i tmerrshëm tek ‘Ura e Fshajtë’ – PAMJE