Aksioni në Karaçevë, reagon edhe kryeministri Hoti: Është vetëm fillimi

 Aksioni në Karaçevë, reagon edhe kryeministri Hoti: Është vetëm fillimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas aksionit që zhvilloi mbrëmë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aksioni i mbrëmshëm është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë.

“Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.

U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat. Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, nga Prokuroria e Gjilanit kanë konfirmuar se ky operacion, i cili vlerësohet të jetë më i madhi i zhvilluar deri tani në Kosovë vije pas një hetimi gati njëvjeçar, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.

Ky aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

E për këto dyshime, pas prangave janë vënë 33 persona, prej të cilëve 10 janë zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

“Deri në lëshimin e kësaj komunikate, në lidhje me rastin janë arrestuar gjithsej 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, të cilët brenda afatit ligjor do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake, janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale”, ka njoftuar Prokuroria e Gjilanit.

Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të…

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, September 19, 2020

LAJME TË TJERA