Aktori i njohur ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

 Aktori i njohur ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare, Jahmil French, ylli i “Degrassi”. Vdekja e aktorit kanadez është konfirmuar nga përfaqësues të tij, për “Page Six”.

“Me një zemër të rëndë unë konfirmoj vdekjen e një miku dhe klienti të dashur, Jahmil French.

Ai do të mbahet mend nga shumë njerëz për pasionin e tij për artet, angazhimin e tij dhe personalitetin e tij të gjallë.

Unë kërkoj që të mbani familjen dhe miqtë e tij në mendimet dhe lutjet tuaja në këtë kohë të vështirë”, tha përfaqësuesi në një deklaratë.

Aktori French ishte mjaft i njohur për rolin e tij si ‘Dave Turne’r në serialin adoleshent “Degrassi”. E nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së aktorit.

Ndërkohë miqtë, kolegët dhe të afërmit e tij, kanë përdorur rrjetet sociale për të bërë homazhe në nder të tij.

“Zemërthyer për humbjen e mikut tonë Jahmil French … Pra, plot energji dhe argëtim. Ai gjithnjë vallëzonte. Një talent i vërtetë dhe një mik i shkëlqyer. Të gjithëve do të na mungosh shumë Jahmil”, shkruan ylli francez, Annie Clark.

LAJME TË TJERA