Alarmante! Konfirmohet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit

 Alarmante! Konfirmohet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 58 raste të reja me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ai ka folur para mediave gjatë vizitës që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë IKSHPK’së së bashku me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe atë të arsimit, Ramë Likaj.

“Sot ne kemi regjistruar në laboratorë 58 raste pozitive në Covid 19 që paraqit rritje në krahasim me ditët e kaluara”, tha Ramadani.

LAJME TË TJERA